Gjashtë vjet pas lansimit online të albumit rekordthyes, “Lemonade”, dhe disa muaj pas spekulimeve se muzika e re e Beyonces po vjen, këngëtarja më në fund e ka publikuar albumin e shtatë të incizuar në studio me titull, “Renaissance”.
Më saktësisht, ylli amerikan i muzikës e ka lansuar pjesën e parë të këtij incizimi, “Renaissance: Act I”, që i përmban gjithsej 16 këngë të reja.
I lansuar përmes studios incizuese “Columbia Records” dhe “Parkwood Entertainment”, është e qartë se albumi nuk do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në platformën muzikore “Tidal”. Edhe pse kënga e parë e tij, “Break My Soul”, ishte publikuar fillimisht në platformën e udhëhequr nga Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, albumi i ri tashmë është në dispozicionin e publikut përmes të gjitha platformave muzikore, si Spotify, YouTube dhe të tjerë.
Beyonce ka zbuluar pak hollësi rreth realizimit të këtij projekti duke thënë se këngët i ka incizuar gjatë tri vjetëve të jetesës në kohë pandemie. Sipas këngëtares, ato trajtojnë tema të përgjithshme të dëshirës për liri, argëtim dhe ikje nga monotonia