Kryeministri Albin Kurti nuk kthehet në Kosovë kur shkon në Amerikë pa i takuar dy miq të tij të moçëm.
Madje, Besnik Pulës dhe Gent Carrabregut ia kushtoi një postim në Facebook, derisa ia lavdëroi edhe të arriturat e tyre në profesionet që zhvillojnë në SHBA.
“Besnik Pula dhe Gent Carrabregu. I pari profesor në Universitetin Shtetëror Politeknik të Virxhinias kurse i dyti në Universitetin Duke të Karolinës Veriore. Ekonomia politike e teoria kritike dhe filozofia politike e teoritë e demokracisë, janë fushat e tyre. U takuam e bashkëbiseduam në Ëashington DC. Sepse nuk ka ngjarë ndonjëherë që ta kalojmë oqeanin në cilëndo kahje pa u takuar. Janë studiues të rinj por me përvojë dhe miq të moçëm të mi. Nuk më kritikojnë aq, ndoshta edhe për shkak se e dinë sa shumë kanë ndikuar tek unë”.
Kurti bashkë me presidenten Osmani po qëndrojnë në SHBA. Atje shkuan për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje me MCC-në që i solli miliona Kosovës, si dhe zhvilluan takimin më të rëndësishëm që nga marrja e mandatit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.