Ylli televiziv Kim Kardashian ka vendosur të zvogëlojë ato për të cilat u bë kaq e famshme, pikërisht të pasmet e mëdha. Miq pranë Kim-it kanë zbuluar se ajo ka ndaluar procesin e BBL.
Top Albania Radio shkruan se BBL është një procedurë kirurgjiale ku dhjami hiqet nga një zonë tjetër e trupit, ijet ose barku dhe injektohet në zonën e të pasmeve. Burimi tha për “The Sun” se:
“Kim kurrë nuk kishte implante, ishte një transferim dhjami në të pasmet e saj. Ajo nuk ka bërë më transferim të dhjamit dhe e ka lënë të zvogëlohet natyrshëm teksa humbet peshë. Kanye e pëlqeu atë pamje, por i dashuri i ri Pete Davidson thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e do atë sido që të duket. Ajo ka kaluar një ndryshim të madh në jetë me divorcin dhe dëshiron që një pamje e re të shkojë me jetën e saj të re”.
“Po tallet me ne. Kështu duhet të jetë, apo jo? Shenja e rinoplastikës (ndërhyrje në hundë) dhe shenjat e liftingut të fytyrës janë shumë të qartë në këtë reel të fundit të Kim Kardashian për kujdesin e lëkurës”.
Rikujtojmë se këtë mesazh, blogerja Dana Omari e shoqëroi me videon e ripostuar të yllit të reality show-t Kim duke insistuar se aty shihen qartë disa linja në fytyrën e 41-vjeçares, rezultat i procedurave të operacioneve plastike.
Që nga viti 2006, ylli televiziv dhe familja e saj e famshme i janë nënshtruar procedurave kozmetike. Krahasimi i fotove të Kim 27-vjeçare me Kim-in 41-vjeçare është bërë një zakon i përditshëm për ndjekësit e familjes së famshme
Në një intervistë të fundit, biznesmenia ka pohuar se përveç disa injeksioneve me botox, nuk i ka bërë gjë tjetër fytyrës. Megjithatë, Dana mendon ndryshe.
Ndërkaq, sa i përket jetës sentimentale të Kim, i dashuri i saj, komediani Pete Davidson, është parë së fundmi duke përqafuar një grua misterioze në xhirimet e tij në Australi.
E gjithë kjo vjen pasi disa fansa besojnë se Kim po kthehet me Kanye West. Ylli i emisionit “Saturday Night Live”, Pete, u fotografua në xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards” me një grua të panjohur teksa po përqafoheshin dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.