Gjermania do t’i dhurojë Ukrainës 16 tanke BIBER, ka njoftuar të premten Ministria gjermane e Mbrojtjes, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
“BIEBER do të ndihmojë trupat ukrinase t’i kalojnë ujërat dhe pengesat gjatë manovrave. Dërgimi i gjashtë mjeteve të para do të ndodhë këtë vit, duke filluar në vjeshtë. Dhjetë sisteme të tjera do të dërgohen vitin tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë gjermane.
Qeveria gjermane ishte përballur me kritika të mëdha për mosdërgimin e armëve të rënda drejt Ukrainës, me kancelarin Olaf Scholz që u detyrua të bënte një kthim prej 180 shkallësh pas refuzimit fillestar.