Vdes këmbësori që u godit mbrëmë nga një veturë në Fushë-Kosovë

Një aksident me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë.
I dyshuari gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij,nga pakujdesia ka goditur një këmbësor mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në QKUK ku rreth mesnatës njoftohet të ketë ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit,trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.