Pse sot duhet të ndjehet i pikëlluar Albin Kurti, e jo opozita?

Gazetari dhe ish-këshilltari i Kadri Veselit, Shkëlzen Dragaj, shkruan në Facebook se sot ‘duhet të ndjehet i pikëlluar Albin Kurti, por jo për opozitën’.

Dragaj thotë se Kurti duhet ‘të ndjehet i pikëlluar për veten e tij’ dhe për këtë, ai numëron disa arsye.

Shkrimi i plotë i Dragajt:

Albini nuk ka aspak nevoje me u ndje i pikelluar per opoziten kur ne Kuvend votohet ratifikimi i marreveshjes me MCC. Ai duhet me u pikellu per veten e tij, per vitet e humbura te Kosoves qe nga viti 2014, pikerisht per fajin e tij. Te pikellohet per veten e tij qe e kishte gabim kur shau gjithcka dhe gjithcka tash po e ben njejte.

Te pikellohet shume kur e kujton diten kur e portretizoi Ameriken si nje shtet ku harta e Kosoves   percaktohet me thika.

Te pikellohet per veten e tij qe tha gjate e dhunshem se nuk shkon ne dialog me Serbine pa kerkimfalje e 100 te tjera, dhe me pas darkoi i buzeqeshur me Vuçiqin. Qe e shau marreveshjen per targa – me pas te njejten e aprovoi, e shau ate per energjine dhe te njejten e aprovoi.

Per genjeshtren per çmimet, per reciprocitetin ne mallra me Serbine, dhe shume e shume te tjera.

Per te gjitha ato qe beri, e qe sa gati nuk e çuan Kosoven ne konflikt te brendshem pa asnje arsye nacionale – vetem per pushtetin e tij.

Te ndjehet i pikelluar per militantet e tij, besimin e te cileve po e tradheton çdo dite, nje besim i ndertuar mbi mashtrime.

Kjo opozite qe eshte, ka 20 vjet qe eshte me Ameriken. Ai nuk ka nevoje fare te ndjehet i pikelluar per kundershtaret e tij. Vec per veten, qe tek tash po e kupton rendesine e Amerikes per Kosoven./Periskopi