Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani, i njohur thjesht si Fero, u la për një muaj në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit pas sherrit që pati me një person.
Por së fundmi vëmendja është përqendruar te partnerja e tij, modelja Arbenita Ismaili.
Teksa të gjithë prisnin një reagim nga ana e saj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë ajo nuk i ka ndaluar postimet në profilin e saj në Instagram, të cilat nuk lidhen aspak me Feron.
v>
Arbenita publikoi një foto-album në rrjetin social ku shihet në top formë, e veshur me një palë pantallona të bardha dhe një këmishë të shkurtër ngjyrë jeshile. Ndërkohë në pozat e saj, fokusi është tek të pasmet e rrumbullakosura.
Kjo gjë është kritikuar jo pak nga ndjekësit e saj, të cilët i kanë shprehur mendimet në seksionin e komenteve të Instagramit. Ata e kritikojnë modelen për fotot që ka publikuar, ndërsa partneri i saj është momentalisht në burg, pasi rrahu barbarisht një person në mes të rrugës. Madje disa ndjekës e kritikojnë Arbenitën për lidhjen e saj me reperin.
“Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”- shkruan një komentues, ndërsa në një tjetër koment thuhet: “Burrin në burg ti këtu”
Fero doli sot para Gjykatës Themelore të Gjilanit që vendosi ta lejë pas hekurave. Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata Themelore në Gjilan lajmëron se reperi do të qëndrojë në paraburgim me kohëzgjatje një muaj, mbi akuzën e ngritur ‘Sulmi’.
Kjo pasi para disa ditësh ai sulmoi një person në makinë në qytetin e Gjilanit. Në rrjetet sociale u publikuan menjëherë pamjet e dhunshme dhe më pas policia ndërhyri duke