Mustafa: Në këtë kohë krize ekonomike, Qeveria ka realizuar vetëm 11 për qind të projekteve kapitale

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, deklaroi në Kuvend se se vetëm 11 për qind e projekteve kapitale janë realizuar nga Qeveria në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Ai theksoi se se mungesa e investimeve kapitale që po ndodh nga kjo Qeveri, do të rezultojë me varfëri ekonomike edhe në gjeneratat e ardhshme.

“Fatkeqësisht, në këtë kohë krize ekonomike kemi pranuar raportin për realizimin e buxhetit për gjashtëmujorin e parë dhe rezulton vetëm 11 për qind e projekteve kapitale janë realizuar. Gjendjes së rënduar i shtohet edhe mungesa e investimeve kapitale. Fatkeqësisht që një Qeveri e majtë që i sheh skemat sociale zgjidhje, nuk sheh jashtë tyre. Qeveria ka vendosur që paqen sociale ta blejë me skema sociale dhe mungesa e investimeve kapitale do të rezultojë në varfëri ekonomike në gjeneratat e ardhme”, ka thënë Mustafa.