Dy vdekje dhe 1,603 raste të reja me Covid-19 July 28, 2022 Facebook Në 24 orët e fundit 1.603 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19. Kështu njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë, ku shtohet se gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe dy vdekje. Ndërsa të shëruar janë 1792 persona. Sa i përket qytetarëve të vaksinuar, numri i tyre është 141.