Turqia thotë se Suedia nuk ka ekstraduar ende të dyshuar, pavarësisht marrëveshjes së NATO-s

Suedia nuk ka ekstraduar ende të dyshuarit që kërkon Turqia për akuza “të lidhura me terrorizmin”, pavarësisht premtimit të vendit nordik për ta bërë këtë në këmbim të mbështetjes së Ankarasë për ofertën e saj për anëtarësim në NATO, ka thënë ministri i jashtëm turk Mevlut Cavushoglu.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u anëtarësuar me aleancën ushtarake transatlantike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por fillimisht u ndeshën me kundërshtimin e Turqisë, e cila akuzoi vendet nordike për mbështetje të grupeve që i konsideron “terroriste”, shkruan Aljazeera.

Të tre vendet nënshkruan një marrëveshje në një samit të NATO-s të mbajtur në Madrid muajin e kaluar për të hequr veton e Ankarasë në këmbim të premtimeve për “kundër-terrorizmin” dhe eksportet e armëve.

Vendet që kërkojnë të anëtarësohen në aleancën e NATO-s duhet të kenë aplikimet e tyre për anëtarësim të miratuara nga të 30 shtetet anëtare ekzistuese dhe të ratifikohen nga parlamentet përkatëse të vendeve.