Tayna e Lumi B të enjten lansojnë projektin e ri muzikor

Dy artistët e njohur shqiptarë, Tayna dhe Lumi B kanë bashkuar forcat për të sjellë një duet muzikor.
Këtë e bëri të ditur Tayna përmes një postimi në rrjetin social Instagram

Ndërsa sot, artistët përmes një postimi tjetër zbuluan datën e lansimit të këtij projekti muzikor.

 

“A jeni gati për dozën mujore? Të enjten ora 20:00”, ishte mbishkrimi i këngëtares në Instagram.

Ndryshe të dy këngëtaret janë duke shijuar sukseset e projekteve individuale.