Rrahje brutale në koncertin e Butrint Imerit, ai i quan “katundarë dhe bala”

Këngëtari Butrint Imeri është një prej emrave më të kërkuar të estradës gjatë verës nëpër koncerte.

Mirëpo një nga mbrëmje e fundit muzikore ku ai po performonte, jo gjithçka ka shkruar siç duhet.

Teksa po performonte në një diskotekë në Pejë, në një moment në publik ka nisur një rrahje mes disa personave

Me gjithë tentimin e sigurimit për të ndërhyrë, duket se eksesi ka vazhduar.

Në videon e publikuar në rrjetin social TikTok, Imeri dëgjohet duke performuar hitin “Kalle“ në kohën kur rrahja mes personave vetëm sa filloi.

Për të qetësuar situatën, ai në fund të interpretimit iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.

Pas kësaj, këngëtari i hitit “Dujëm” ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncertit.