Fansat e Kardashian u kthyen si detektivë dhe zbuluan shenjat që kanë lënë procedurat kozmetike në fytyrën e Kim Kardashian.
Së fundmi, Kim Kardashian lansoi linjën e saj të kujdesit të lëkurës, SKKN, dhe shpresonte që fansat e saj të besonin se shkëlqimi dhe pamja e saj rinore i detyrohen 7 hapave që ajo ndjek.
Në një intervistë të fundit, biznesmenia ka pohuar se përveç disa botox, nuk i bën shumë fytyrës. Ajo madje mohoi të ketë mbushës.
Ndërsa plagët e Kim janë vetëm spekulime të fansave, nuk mund të mohohet se ajo duket shumë më ndryshe se në të kaluarën. Kirurgjia plastike ka qenë gjithmonë shpjegimi logjik mes disa fansave se pse paraqitjet e Kardashian-Jenners ndryshojnë kaq shpejt dhe në mënyrë drastike. Është gjithashtu e vështirë të injorohet se familja e famshme ka pasur një ndikim të madh në standardet e bukurisë.