Dy nga pilotët më të mirë të Putinit janë vrarë nga një raketë HIMARS në Ukrainë, teksa njerëz të profilit të lartë të Rusisë po vazhdojnë të shënjestërohen nga armët e prodhuara nga SHBA.
Maksim Potyomin, 41-vjeçar, një pilot luftarak me gradën prej nënkoloneli, vdiq kur autokolona e tij u godit nga artileria e raketave të drejtuara me saktësi në Donetsk më 8 korrik.
I njëjti sulm mendohet të ketë vrarë kolonelin Anatoly Stasyukevich, 54-vjeçar, gjithashtu një pilot luftarak.
Vdekja e oficerëve dihej më parë, por fakti që ata u vranë nga HIMARS u zbulua vetëm gjatë fundjavës nga babai i Potyomin, Alexey.
Mendohet se sulmi është kryer me ndihmën e inteligjencës perëndimore.
Potyomin, kryetar i Federatës Rajonale të Parashutizmit të Volgogradit, tha për mediat lokale: “Makina e djalit tim u godit nga një raketë HIMARS”.
 
             
		











