Çitaku për gazetarin nga Shqipëria: ‘Të marrë ka pasë e ka me pasë përherë mes nesh’

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar rreth deklaratave të gazetarit nga Shqipëria, Bledi Mane, duke i cilësuar kosovarët si të prapambetur në përdorimin e produkteve detare, krejt këto Çitaku i quajti broçkulla, dhe se të marrë ka pas dhe do të ketë gjithmonë sipas sajë, shkruan Gazeta Metro.

Çitaku shkroi për gazetarin Mane se nuk ka dëgjuar kurrë për të, dhe se ato që thotë ai, nuk kanë relevancë për publikun kosovarë.

Ajo e amnistoi me një far mënyre gazetarin, pasi që sipas saj të marrët ekzistojnë gjithnjë, por Çitaku e cilësoi shqetësuese rastin kur persona të tillë tentojnë ti ndajnë shqiptarët.

Postimi i plotë:

E paskan gjetë dikund një gazetar në Shqipëri, të cilit dorën në zemër kurrë nuk ia kam dëgju emrin, i cili mes tjerash, paska thurrë një varg broçkulla për ne nga Kosova

Punë e madhe. Të marrë ka pasë e ka me pasë përherë mes nes

Por, ajo që është shqetësuese është prirja për tu bërë autoparlant i të marrëve të cilët me çdo kusht synojnë të ndajnë shqiptarët. E kjo prirje nuk është e sotme.

Ndërkohë, dallimet krahinore e rajonale i kemi me bollëk edhe ne këtu brenda vetes. Nuk po dua tua përkujtoj se me çfarë përbuzje flitet për rajone të caktuara të Kosovës këtu mes nesh.