Sot në objektin e Kuvendit të Kosovës është organizuar një festë modeste, pasi kryetari i këtij institucioni, Glauk Konjufca, ka festuar ditëlindjen.
Për këtë kolegët dhe bashkëpunëtorët e Konjufcës kanë organizuar një festë për ditëlindjen e 41-të të tij, shkruan Zeri.info.
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Feim Tahisylaj, ka publikuar fotografi nga festa e ditëlindjes, ku edhe e ka uruar Konjufcën.
 

 
             
		











