Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në zyre mërgimtarin nga Rahoveci, Edmond Rama, ekonomist i cili jeton dhe vepron në Britani të Madhe.
Latifi ka thënë se mërgimtarët janë pjesa jonë më me vlerë.
“Edmondit i dëshirova mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindje! Mërgimtarët janë pjesa jonë më me vlerë. Ata, edhe pse ishin dhe janë larg Atdheut, gjithnjë gjetën mënyra të punojnë dhe kontribuojnë për të. Si kryetar i komunës, uroj të vazhdojë me po kaq entuziazëm dhe motiv puna dhe kontributi i Edmondit dhe i mërgimtarëve tanë, edhe në të ardhmen”, ka thënë Latifi.