Ndalja e bllokut A5, KEK-u tregon situatën: Punoi për 76 ditë, u paraqit nevoja për intervenim

KEK-u ka lëshuar një komunikatë sqaruese për gjendjen e blloqeve në Termocentrale pas disa deklarimeve dje në Kuvendin e Kosovës si dhe raportimeve në media.
Në një komunikatë për media, KEK ka thënë se Blloku A5 është ndalur sipas planit të revizionit të përditësuar për 6 mujorin e dytë në procedurë të rregullt si dhe duke respektuar udhëzimet teknologjike, shkruan lajmi.net.

“Lidhur me këtë, blloku A5 ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje dhe është paraqitur nevoja për ndalje dhe intervenim të rregullt”, ka thënë KEK në komunikatën e tij.

“Gjithashtu prodhimi i kësaj njësie është zëvendësuar tanimë nga deponimet në KESH dhe KEK është duke ofruar kapacitetin në dispozicion sipas planit”, ka thënë tutje KEK.

Njoftimi i plotë i KEK-ut:

Njoftim mbi informacionet e pavërteta të shpërndara mbi gjendjen e blloqeve në termocentrale

Ditën e sotme, e enjte 21 korrik 2022, nga mjetet e informimit publik jemi vënë në dijeni se ka pasur raportime e deklarime publike të shtrembëruara mbi remontin/riparimin e njësisë A5 në KEK dhe insinuatave mbi gjendjen e tyre.

Me qëllim të sqarimit të drejtë të opinionit publik i njoftojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se gjendja e termocentraleve dhe blloqeve është si më poshtë:

Blloku A5 është ndalur sipas planit të revizionit të përditësuar për 6 mujorin e dytë në procedurë të rregullt duke respektuar udhëzimet teknologjike. Lidhur me këtë, blloku A5 ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje dhe është paraqitur nevoja për ndalje dhe intervenim të rregullt.

Gjithashtu prodhimi i kësaj njësie është zëvendësuar tanimë nga deponimet në KESH dhe KEK është duke ofruar kapacitetin në dispozicion sipas planit.

Lidhur me këtë, KEK kërkon nga të gjithë palët që të marrin qëndrimin zyrtar nga KEK dhe të mos bien pre e spekulimeve mbi bazën e burimeve jo zyrtare që përveç që po tentojnë të dëmtojnë besueshmërinë e KEK-ut, po provojnë të krijojnë dhe gjendjen e panikut tek publiku i gjerë.