Ulen lehtë çmimet e karburanteve në Shqipëri

Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka pësuar sërish një ulje të lehtë këtë të enjte.

Bordi i Transparencës publikoi sot çmimet e reja për naftën dhe benzinën.
zoneid=”28″ data-revive-id=”59f901ca39662e9350e0db7529861518″ data-revive-seq=”3″ data-revive-loaded=”1″>

Çmimi i naftës u ul në 232 lekë [1.95 euro] për litër nga 238 lekë [2 euro] për litër që ishte më parë, ndërsa çmimi i benzinës ra në 216 lekë [1.82 euro] për litër nga 218 lekë [1.83 euro] për litër më parë.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ të qeversisë.