Moderatorja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni është rikthyer në rrjetin social Instagram për të treguar se brenda një kohe të shkurtër ka pësuar dy aksidente të rënda me makinë. Ajo tregon se aksidenti i dytë ka qenë më i rëndë dhe se një shtyllë e hollë i ka shpëtuar jetën.
Në një tjetër postim ajo shpjegon edhe gjendjen e saj shëndetësore pas aksidentit.
“Nga te dy keto aksidente kam shpëtuar vetëm me dy kembë të dëmtuara rëndë. Njërën të krisur, dhe tjetrën të thyer, shikim përkohesisht të dëmtuar në syrin e djathtë. Dhe disa gërvishtje nëpër trup, por të paktën jam e lumtur që sot askush nuk është duke folur për vdekjen time. Do jem aktive sërish kur të ndihem më mire. Zoti është i madh. Falenderimet i takojnë vetëm atij”, shkruan Sara.
Moderatorja ka publikuar dhe një foto të disa pjesëve të trupit të saj pas dy aksidenteve të rënda që ka pësuar.