Miratohet projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Në seancën e sotme të Kuvendi, ka kaluar projektligji për marrëveshjen për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Kjo pikë ka hyrë në rend dite me mocion procedural i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

U miratua edhe Projektligji për Komisionerin Parlamentar të FSK-së.