Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër do të pres për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Osmani do ta presë Metën me ceremonitë më të larta shtetërore nga ora 09:00 nesër në sheshin “Ibrahim Rugova.
Pas ceremonisë së pritjes, të dy presidentët do të zhvillojnë takim, si dhe në fund të takimit mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Zyra e Presidentes bën të ditur se Osmani bashkë me Metën në ora 19:50 do të bëjnë hapjen solemne të Manifesta-s tek pllatoja e Pallatit të Rinisë.