Rreziku nga zjarret, Policia në Pejë del me apel për qytetarët

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka dalë me një apel rreth temperaturave të larta, të cilat në vende të ndryshme po shkaktojnë edhe zjarre.

Në një komunikatë për media, Policia ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarrëve dhe t’i lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në zjarrvënie.

“Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanit Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në komunikatë.