Rita Ora performon në një koncert në Portugali, merr vëmendje me veshja dhe performanca energjike

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të premten që lamë pas ka performuar në një koncert në Portugali.
Ajo ka mahnitur të pranishmit me performancën e saj e cila ishte befasi në prezantimin e hotelit të ri luksoz “W Algarve”, shkruan DailyMai

Këngëtarja u shfaq me veshjen plot shkëlqim, teksa krijoi shfaqje energjike.

Mini fustani i zi me një dekolte të zbukuruar me rripa me diamante, theksohej në mënyrë perfekte në vijën trupore të Ritës.

Rita kishte veshur një palë çorape të gjata deri në gjunjë dhe një palë çizme të zeza me taka.

Të ftuarit u priten me trajtime bukurije në SPA-në e hotelit të kompletuara me kokteje përpara se Rita të dilte në skenë me një grup të plotë dhe kërcimtarë mbështetës.

Hoteli është debutimi i “W Hotels” në Portugali, duke u dhënë kërkuesve të diellit një arsye të re për të vizituar rajonin me 134 dhoma dhe suita me pamje nga perëndimi, së bashku me ‘83 Residences’ të markës “W”.

Ndryshe, Rita Ora, pritet të vie në Tiranë me 6 shtator për të performuar në sheshin “Skënderbej”.