Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është takuar me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kransiqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zëri i Kamberit do të jehoj guximshëm në kuvendin e Serbisë, shkruan lajmi.net.
Krasniqi po ashtu ka shtuar se, zëri i Kamberit do të jetë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.
“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve”, ka thënë Krasniqi.