Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar Projektligjin për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut.
Kryeministri Albin Kurti tha se projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtar
“Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje”, u shpreh ai.
“Projektligji do të zbatohet ndaj të huajve të cilat janë përgjegjës apo ndihmojnë në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe veprave serioze të korrupsionit që rezultojnë me abuzim të të drejtave të njeriut”.