Një nga rastet më të diskutuara kohët e fundit ka qenë skandali me “Dubai Porta Potty”. Pothuaj të gjithë e kanë dënuar këtë tekë të pështirë të sheikëve që konsiston në bërjen e nevojës në gojë në këmbim të parave.
Fjorentina Halili është një nga ish-banoret e “Big Brother” më të komentuara. Edhe pse kanë kaluar vite që kur ajo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo vijon që herë pas here të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi, Fjorentina ka komentuar deklaratën e saj për “Dubai Porta Potty”. Ajo është shprehur se nuk gjykon njeri për veprimet që bën, ndërsa shtoi se një gjë të tillë e bëjnë vajzat në moshën 20 vjeç pasi nuk e dine se si funksionon puna.
Halili tha se personat që janë rritur me frymën e punës e kanë të vështirë të pranojnë një gjë të tillë.
“Nuk ka asgjë të keqe, 5 minuta punë është ajo. Unë kam thënë që pjesa e asaj vajzës që ka ndodhur në Dubai, është që vajzat që janë në moshën 20 vjeç tani, e kanë më të thjesht tani është sepse nuk e dinë punën se si funksion. Ndërsa ne që jemi brez tjetër jemi rritur me frymën e punës dhe e kemi të vështirë ta pranojmë një gjë të tillë.
Unë nuk gjykoj njeri. Se gjykoj të tjerët se ça bëjnë. Unë nuk vajza që bëjnë një gjë të tillë. Dubai është si gjithë vendet e tjera. Është thjesht ajo ideja e Dubait sheikë dhe njerëzit kanë atë imagjinatën që po ike atje, do shkosh të bësh atë gjë”, tha ajo në “Ora verore”.
“Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës përfshirë edhe gojën.