Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se bazuar në të dhënat statistikore ndër vite, rendimenti mesatar për kulturën e grurit në Kosovës sillet nga 3500-4500 kg/ha. MBPZHR stimulon fermerët edhe në rast të dorëzimit të grurit në mullinjt e Kosovës.
Sado që ende nuk kanë përfunduar tërësisht korrje – shirjet e drithrave të bardha, pra edhe të bgrurit, në Kosovë, tani në shumë mjedise agrare, por edhe ndër fermerë të shumtë kalkulohën rendimentet e sivjetshme. Kanë mbetur edhe disa sipërfaqe, që nuk janë edhe aq të pakta, në viset me lartësi mbidetare më të lartë, ose në viset kodrinore-malore, term që përdoret nga institucionet yurtare që merren me agrarian. Por për rendimentet e sivjetshme të drithrave të bardha, sidomos të grurit, janë dëgjuar konstatime, supozime edhe hamendësime, se sivjet , vera nuk do të jetë edhe aq e bereqetshme sa u përketë të korrave, se në këtë verë do të kemi më pak sasi të grurit nga arat tona, se në këto rendimente më të ulëta karrshi vjetëve të tjera të fundit kanë ndikuar kushtet klimatike dhe aplikimi jo përkatës i plehrave minerale (reduktimi I sasisë së nevojshme të tij) nga fermerët kosovarë si pasojë e çmimeve tejmase të ngritura etj.
Por, tashmë në përfundim të fushatës së sivjetshme të korrje-shirjeve në vend, çka thonë zyrtarët e agrarit kosovar rreth rendimenteve, dhe sa janë ati , sipas tyre?
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se bazuar në të dhënat statistikore ndër vite, rendimenti mesatar për kulturën e grurit në Kosovës sillet nga 3500-4500 kg/ha.
Në një përgjigje për Buletitnin Ekonomik ata thonë se për të ditur rendimentin mesatar të saktë, në periudhën në të cilën gjendemi është herët që të flitet pasi që pas përfundimit të fushatës, Komisioni për Monitorimin e Korrje-Shirjeve e përgatitë raportin përfundimtar për këtë proces, ku do të dihet saktë rendimenti për këtë vit.
Ata, gjithashtu, kanë njoftuar se në kuadër Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022, MBPZhR-ja një hektarë me grurë e subvencionon me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent, si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë. “E krahas kësaj, bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogramë, përmes dorëzimit në mullinj”, thuhet në përgjigjiet e MBPZHR-së.
Sipas tyre, nëse fermeri e dorëzon grurin në pikën grumbulluese, atëherë ai do të marrë subvencion edhe për sasinë-kilogramët e grurit të dorëzuar në vlerë prej 0.03 €/kg. Pra, siç thonë ata, përmes kësaj forme të subvencionimit, MBPZhR-ja ua ka dhënë mundësinë fermerëve që të vendosin vetë sipas dëshirës dhe interesit të tyre nëse ju leverdis që grurin ta dorëzojnë në pikat grumbulluese apo ta ruajnë ose ta shesin në ndonjë formë tjetër.