Emërohet bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”

Qeveria Kurti është duke mbajtur mbledhjen e 89-të ku edhe u bë e ditur se është emëruar bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”, raporton GazetaBlic

Kurti ka prezantuar emrat e anëtarëve të bordit të KRU Gjakova.

“Për drejtor të bodit të ndërmarrjes publike KRU Gjakova, propozoj të emërohen këta kandidatë: Urim Gashi, kryesues; Arianeta Nura, anëtare; Vildane Maloku, anëtare dhe Jeton Haxhijaha, anëtar”, tha Kurti.