Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se takimi me presidentin serb nuk do të ndodh pasi nuk ka gjetur mbështetje nga ana e Beogradit.
Kurti tha më tej se arsyeja pse nuk ka takime nuk do të duhej të kërkohej jo në Prishtinë, por në Beograd. Ai shtoi se vonimi i formimit të qeverisë në Serbi bëhet me qëllimin për të mos i vendiosur sanksione Rusisë dhe për të mos vazhduar normalizimin e marëdhenieve me Kosovën.
Kryemnistri nwnvizoi se atyre u duhet një marrëveshje që në thelb ka normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke, njohje kjo së fundmi e kërkuar edhe nga Brukseli.
Kurti e mbylli fjalën e tij duke thënë se pret që Bashkimi Europian të ketë një qendrim për këtë cështje.