Çmimet e larta në produktet bazë, Qeveria me vendim të ri

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje janë miratuar disa projekt-propozime.

Gjatë kësaj mbledhje, kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me një projektligj që mundëson mbrojtjen e qytetarëve nga ngritja e çmimeve ekstreme në produktet bazë.

Me këtë rast është iniciuar propozim-vendimi për Mbrojtjen e Produkteve Bazë.

Kryeministri Kurti tha se ky Projektligj duhet të miratohet sa më shpejt, duke pasur parasysh gjendjen e çmimeve në treg.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2022”, ishte pika e rendit të ditës ku u shqyrtua kjo çështje.

Gjithashtu me këtë rast, Kurti ka përmendur edhe disa projektligje të tjera të cilat kërkohen që të miratohen më shpejtë, në kuadër të tyre edhe të disa ndryshimeve për inspektorët në treg.