Çmimet e derivateve për sot, vërehet ulje e çmimit tek Benzina

Prej disa muajsh, qytetarët po përballen me ngritje ekstreme të çmimeve.
E padyshim se ngritja më e lartë e çmimeve është vërejtur në kuadër të derivateve.

Por Qeveria e Kosovës mori vendim që të aktivizojë çmimin tavan, në mënyrë që sado pak të ketë ulje të çmimeve.

Gjatë ditës së sotme qytetarët do të shërbehen me çmime të tilla në Dizel dhe Benzinë:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.61.

Po ashtu sa i përket çmimit të gazit, qytetarët do të mund të furnizohen me 0.78 cent në litër, transmeton lajmi.net.

Këto çmime vendosen nga ora në ora 10:00 deri nesër në të njëjtën kohë.