Pique nuk e ka harruar ende Shakirën, ‘kapet mat’ në makinë

Që kur çifti njoftoi ndarjen e tyre më 4 qershor, Shakira dhe Piqué kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Një nga divorcet më të përfolura në shtyp dhe televizion.

Marrëdhënia mes futbollistit të Barcelonës dhe këngëtares kolumbiane është prishur, por një video e fundit e Piqué ka ndezur debatet në rrjetet sociale.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës po dëgjonte këngën “Inevitable”, kënduar nga ish-partnerja e tij, kur iu desh të ndalonte në semaforin me të kuqe, pikërisht aty ku tifozët katalanas presin që t’i regjistrojnë me celular lojtarët dhe t’i ngarkojnë videot në rrjetet e tyre sociale.

“Çfarë kënge e mrekullueshme” i tha Pique nga jashtë makinës përdoruesi i quajtur @carmonaa.23, teksa e filmonte me celular. Më pas e ngarkoi videon në llogarinë e tij TikTok, ku shpejt mori më shumë se 4.5 milionë shikime dhe më shumë se 250.000 pëlqime.

Pique mbërriti në stërvitje me një fytyrë serioze dhe të zhytur në mendime, por surpriza erdhi kur fansat dëgjuan muzikën që ai dëgjonte në makinë. Madje, ditët e fundit është bërë e ditur se Pique ka ndërprerë lidhjen me “kamerieren”, me të cilën dyshohet se e kishte tradhtuar Shakirën.

Ka pasur spekulime me lloj-lloj thashethemesh, por e vërteta është se Shakira po kalon një moment personal shumë delikat dhe po shfrytëzon rastin për t’u mbështetur tek familja e saj dhe miku më i madh, Alejandro Sanz.