Në rastin e hapjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, ka uruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani tha se në këto kohëra përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet “demokratike” të Ballkanit Perëndimor është çështje e domosdoshme.
“Ne u bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që në mënyrë urgjente të ofrojnë vendimit tashmë të vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Vjosa Osmani në llogarinë e saj në Twitter.












