Mbi 700 kosovarë kanë kryer haxhin këtë vit, sot u kthyen 285 prej tyre

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sot kanë arritur një numër i madh i kosovarëve të cilët shkuan në Haxh.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive nga Prishtina, Podujeva, Fushë-Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogut kanë arritur në Kosovë.

“Në pritje të tyre, përveç numrit të madh të familjarëve, kishte dalë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi haxhitë për kryerjen e haxhit, duke lutur Zotin që t’ua ketë pranuar këtë ibadet”,thuhet në njoftimin për media.

BIK-u ka njoftuar se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara.

Këtë vit haxhin theksohet ta kenë kryer 741 haxhi.