Mbahet debat me komunitetin artistik për riorganizimin e manifestimit “Flaka e Janarit 2023”

Me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur të hënën debati publik me komunitetin artistik për riorganizimin e manifestimit mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2023”.

Qëllimi i këtij debati ka qenë për të diskutuar lidhur me mënyrën, konceptin e organizimit e zgjidhjen e problemeve me të cilat janë ballafaquar në të kaluarën.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se angazhimi i përbashkët në rritjen e vlerës së këtij manifestimi kulturor mbarëkombëtar është i një rëndësie të veçantë.

“Ideja është që organizimet që na presin në të ardhmen edhe të shkojnë mirë e edhe të mos kemi probleme, por edhe t’i japim vlerë shtesë manifestimit, i cili ka vite po aq sa unë. Për mua si kryetar i Komunës me moshë të re, është vlerë e veçantë që e kam mundësinë që të vazhdojë organizimin e një manifestimi të tillë, pjesë e të cilit jeni shumë prej jush që nga fillimi”, thënë kreu i Gjilanit.