Ajo është rikthyer në Kosovë prej disa muajsh e po ashtu edhe me koncerte e mbrëmje muzikore.
Fjala është për këngëtaren Era Istrefi, e cila tashmë ka nisur turneun përreth trojeve shqiptare.
Ndonëse vazhdon me koncerte çdo ditë, biondja ka mahnitur me një nga paraqitjet e fundit.
Për një nga mbrëmjet, 28-vjeçarja zgjodhi një kostum transparent rozë të lehtë që ia ka vënë në pah linjat trupore.
“Turneu po vazhdon shumë nxehtë. Kënga e re në vazhdim”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë komentet e fansave, të cilët e specifikojnë gjithnjë për stilin unik.
Era përndryshe shumë shpejt do të sjellë këngën e re të quajtur “Albana”.