Bota ime pa ty do të ishte e zbrazët”, Morena Taraku dedikim special të atit

Modelja dhe këngëtarja kosovare, Morena Taraku, merr vëmendje të madhe me postimet që ajo bën në rrjete sociale.
Këngëtarja, ka dëshmuar shumë herë se ka lidhje të ngushtë me babain e saj

Ajo shpesh ndan momente të veçanta me të, ku edhe së fundi ka vepruar njëjtë.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja është shprehur se mezi po pret ta takojë atë.

“Të dua. Parajsa ime, bota ime, dashuria ime, gjithçka e imja. Bota ime pa ty do të ishte e zbrazët. Mezi po pres të takohemi së shpejti.”, ka shkruar Morena.

Ndryshe, këngëtarja komentohet shpesh edhe për pushimet dhe jetën e saj luksoze.