Xhensila Myrtezaj thotë se ndikohet dhe vuan shumë nga gjërat që dëgjon përreth

Si çdo artist tjetër shqiptar edhe Xhensila Myrtezaj është përballur vazhdimisht me komente të ndryshme prej njerëzve, përfshirë këtu edhe kohën kur filloi karrierën.

Për këtë ka folur së fundmi në “A Live Night”, ku tha se do të donte që të ishte treguar më e fortë kur ishte në nisje të karrierës dhe të mos dëgjonte përreth.

Ajo tutje tha se këto mësime tani ia jep të bijës, Ajkës, të cilës i thotë të dojë veten dhe të ndihet perfekte.

“Nëse do kisha Xhensilën e vogël sot, për të bërë atë hapin drejt muzikës, do t’i thoja që bëhu pak më e fortë, se tashmë është krijuar karakteri dhe është vonë që të ndryshojë. Vazhdo rrugën që zoti ka ndritur për ty, pa dëgjuar se çfarë bëhet përreth. Unë këtë gjë e vuaj shumë”, u shpreh krijuesja e hitit “A e din”.