‘Vazhdojnë llafet e njëjta’, Von Cramon: ‘Nëse BE’ja do ta kthejë kredibilitetin, të liberalizojë vizat për kosovarët’

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet t’ua japë kosovarëve menjëherë liberalizimin e vizave.

Duke iu përgjigjur një postimi të mëhershëm të kryeministrit Kurti, Von Cramon ka shkruan në tëitter se tani është koha për një hap të tillë nga Këshilli i ministrave të BE-së.

“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet t’u japë menjëherë liberalizimin e vonuar për qytetarët e Kosovës. Koha është tani. Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”, ka shkruar ajo.