Sabiani sqaron deklaratën e tij për Ilirin: E keni marrë në kontekstin e gabuar

Ilir Shaqiri dhe Sabiani, krijuar miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “BBV”.
Pas përfundimit të këtij reality-show, dyshja u komentuan për një krisje në miqësinë e tyre

Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti nuk është sikur më parë.

Sot, këngëtari ishte i ftuar tek “E diell”, ku edhe ka sqaruar sërish deklaratën e tij.

Sipas tij deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini.

“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, u shpreh Sabiani.

Rikutojmë që këngëtari nuk ishte i pranishëm as në dasmën e fituesit të “BBV” dhe pse ky i fundit u shpreh se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën.