Ku mbeti fabrika e keqapit e premtuar nga Albin Kurti? (Video)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kur për një kohë të gjatë kishte qëndruar në opozitë, e kishte “çliruar” goxha fort dorën me premtime nga më të ndryshmet, që tani në pushtet zor se do i bien në mend, e njëra ndër idetë ishte me fabrikën e keqapit.

Kurti në një nga odat kosovare ku po qëndronte me qytetarë, pasi e kishte vendosur kravatën, kishte vendosur të iu “shiste” mend të pranishmëve në atë tubim.

Ai e kishte “shpikur” idenë se si duhet stimuluar bujqit kosovar të punojnë tokën.

“A mundemi ne njerëzit me i bind me mbjell domate, duke iu thënë mbjellni domate?, ata nuk mbjellin domate nëse vetëm iu themi mbjellni domate, por ata mund të i bindim të mbjellin domate nëse ua ndërton një fabrikë të keqapit, atëherë krejt kanë me mbjellë domate”, kishte thënë Kurti me shumë vetëbesim para një mase e cila vetëm dëgjonte këtë premtim të bukur, pa e ditur fare se kjo punë nuk bëhet aq lehtë.

Më 14 shkurt 2021 partia e Kurtit fitoj mbi 50% të votave, dhe ai u zgjodh kryeministër për herë të dytë, por as në këtë qeveri, e ashtuquajtura fabrika e keqapit nuk është diskutuar asnjëherë.

Më 14 shkurt 2021 partia e Kurtit fitoj mbi 50% të votave, dhe ai u zgjodh kryeministër për herë të dytë, por as në këtë qeveri, e ashtuquajtura fabrika e keqapit nuk është diskutuar asnjëherë.