Humbi 10 kilogramë për dy muaj, Rozana Radi zbulon “sekretin” e rënies në peshë

Njëra nga personazhet e dashura për publikun prej vitesh tashmë, është edhe këngëtarja, Rozana Radi.

Prej vitesh, këngëtarja është distancuar nga muzika.

Por, ajo është gjithashtu goxha aktive dhe në rrjetet sociale ku përpiqet që të jetë sa më pranë ndjekësve të saj duke i shuar çdo kuriozitet që ata kanë për të.

Së fundmi, Rozana u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Instagram’.

Teksa i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet por ajo që ra më së shumti në sy ishte ndryshimi i saj në fizik.

Këngëtarja ka pësuar një rënie goxha të madhe në peshë për një periudhë shumë të shkurtër dhe kjo gjë i ka tërhequr vëmendjen ndjekësve të këngëtares të cilët e kanë pyetur sesa kilogramë ka humbur dhe dieta që ajo ka përdorur.

Këngëtarja ka treguar se për dy muaj ka arritur të humbasë 10 kilogramë.

“Eleminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19 dhe alkoolin (po unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë e pi tani në verë kur dal në fundjavë.”, zbuloi Rozana.