Jennifer Lopez ka dhënë detaje të reja nga dasma e saj me Ben Affleck, e cila ndodhi gjatë fundjavës në Las Vegas.
Këngëtarja 52 vjeçare tha se ceremonia intime ishte “pikërisht ajo që donim”.
Jennifer zbuloi gjithashtu se fustani që ajo kishte veshur ishte nga një nga filmat e saj të vjetër dhe ajo dhe Beni “lexuan zotimet tona në kishëzën e vogël dhe i dhanë njëri-tjetrit unazat që do të mbajnë për pjesën tjetër të jetës.
“Kur dashuria është e vërtetë, e vetmja gjë që ka rëndësi në martesë është njëri-tjetri dhe premtimi që bëjmë për ta dashur, kujdesur, kuptuar, të durueshëm, të dashur dhe të mirë me njëri-tjetrin. Ne e kishim atë. Dhe shumë më tepër”, shtoi ajo.
“Nata më e mirë e jetës sonë”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.