Arilena Ara feston ditëlindjen e 24-të, i dashuri i saj bën dedikimin emocional

Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, sot po feston ditëlindjen e 24-të.

Në këtë ditë të veçantë, ajo mori urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të saj

Një dedikim tejet special e mori nga i dashuri i saj, njëherësh menaxheri i këngëtares, Popi Kola.

Ai ka shpërndarë disa fotografi ku ka shkruar fjalët që çdo femër do i dëshironte.

“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe”, ka thënë ai.

“Urime ditëlindjen Kido, dritë e syrit tim”, vazhdoi më tej Kola.

Këngëtarja dhe menaxheri i saj janë prej vitesh në lidhje.