Më 21 qershor Kosova dhe Serbia, arritën marrëveshje për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes për energji të arritur në Bruksel mes dyja vendeve, më 2013 përkatësisht 2015-të.
Por, a janë të gatshëm serbët e veriut ta paguajnë rrymën?
Dy qytetarë serbë Ivani dhe Aleksandri, thonë se nuk e kanë problem të paguajnë rrymën e shpenzuar.
Aleksandri thotë se shpenzimet e tij do të arrijnë deri në qindra euro, shkruan BBC në gjuhen serbe.
“Unë besoj se shpenzimet e mia gjatë dimrit do të jenë deri në disa qindra euro. Problemi me Mitrovicën është se këtu nuk ka ngrohje lokale, kështu që shumica e njerëzve duhet të ngrohen me energji elektrike” – thotë ai.
Ai thekson do të ishte më mirë që banesat të ngrohen në një mënyrë tjetër.
Sipas tij qytetarët nuk e duan ngrohjen me dru, pelet apo qymyr.
“Njerëzit as zonat rurale nuk e pëlqejnë të kthejnë ngrohjen me dru, pelet apo qymyr. Sigurisht që do të ishte më e dobishme për ne që të mund të ngrohnim apartamentet në një mënyrë tjetër”.
Në anën tjetër Ivani thotë se mendon që Beogradi është dorëzuar me marrëveshjen e arritur me Prishtinën.
Por, ai thekson se do të paguajë për atë se çka e ka shpenzuar.
“Me vite kemi luftuar që sistemet energjetike në Kosovë të mbesin në pronësi të Serbisë dhe tash ne disi e perceptojmë këtë marrëveshje sikur Beogradi është dorëzuar edhe një herë” – tha ai.
Ndërkaq Dragisha Mijaçiq, thotë se mund të ketë rezistencë për pagesë nga disa individë por se nuk pret ndonjë problem të madh.
Mijaçiq theksoi se pavarësisht rëndimit të situatës financiare të qytetarëve në veri kjo fushë ishte dashur të rregullohej.
“Faturat e rrymës sigurisht që do ta rëndojnë buxhetin familjar të qytetarëve, por edhe ekonominë në veri të Kosovës”- tha Mijaçiq.
“Megjithatë, pagesa e energjisë elektrike është e nevojshme për të mundësuar furnizim të rregullt të konsumatorëve”.
“Të gjithë janë të vetëdijshëm se në një moment kjo fushë duhej të rregullohej”.
“Pavarësisht nga shqetësimet emocionale apo financiare të përdoruesve”, Mijaçiq shton se “të gjithë janë të vetëdijshëm se në një moment kjo fushë duhej të rregullohej”.