- Edhe pse situata me koronavirus ishte qetësuar, tashmë numri i rasteve të të infektuarve me këtë virus është rritur sërish.
Në mbi 5 mijë raste aktive janë tani për tani në vendin tonë.
Por pavarësisht rrezikut nga rritja e këtyre rasteve, Instituti Kombëtarë Shëndetësorë Publik i Kosovës vazhdon që punën ta bëjë me “rezerva”.
Madje siç mëson lajmi.net në rast se një qytetar testohet ditën e premte, rezultatet nuk i merr deri në tri ditë apo më tepër.
Pra gjatë vikendit puna e IKSHPK-së është thuajse në “pauzë”.
Dy qytetarë të testuar gjatë të premtes kanë treguar për lajmi.net se nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me rezultatin e testimit.
Edhe pse mënyra e kthimit të përgjigjes është shumë e thjeshtë përmes një mesazhi apo thirrje, kjo gjë nuk po bëhet nga instituti përkatës.
E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse jeni apo jo pozitiv me COVID-19 mbetet metoda e njohur në vend “Me të njofshëm”.
Në rast se askush nga Instituti nuk lajmëron qytetarin përkatës, i njëjti mund të dalë dhe të rrezikojë edhe qytetarë të tjerë me infektim.
Neglizhenca e institucioneve përkatëse në kuadër të shëndetësisë në vend ka bërë që shpesh herë qytetarët të jenë tejet të rrezikuar.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 852 raste të reja, ndërsa ka humbur jetën një person.
Tani për tani në gjithë vendin janë 5 mijë e 359 raste aktive