Kishte netë kur zgjohesha pa frymë fare”, moderatorja shqiptare flet për problemet shëndetësore

Moderatorja e njohur shqiptare, Argjira Spanca ka zbuluar disa probleme shëndetësore me të cilat është përballur muajt e fundit.
Ajo përmes disa videove në ‘Instagram’ ka treguar lidhur me problemet me mushkritë.

Moderatorja ka zbuluar se problemet kanë ardhur për shkak të neglizhencës së saj.

Mes të tjerash Argjira tregoi se ka patur netë kur zgjohej pa frymë fare po shtoi se tashmë është mirë.

“Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin. Kam pasur një problem me mushkrit për disa muaj rresht. Kisha probleme me frymëmarrjen dhe netë kur zgjohesha pa frymë fare. Jam marrë pafund me analiza gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes. Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na intereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdesuni për veten sa të mos jetë vonë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, ajo është në lidhje me Gracioano Taganin, me të cilin bashkëjeton prej vitesh.