Çdo vit mbi 5 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka thënë se arsyeja pse qytetarët heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është se në shumë vende të Bashkimit Evropian, ku jetojnë ata nuk i lejojnë që t’i kenë dy shtetësi.
Shumë qytetarë nga Kosova po heqin dorë nga shtetësia, duke marrë parasysh dhe trendin e emigrimit nga Kosova.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit janar-qershor 2022, dy mijë e 21o qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Në periudhën Janar-Qershor 2022, janë liruar nga Shtetësia e Republikës së Kosovës 2210 persona”, deklaron Ministria e Punëve të Brendshme për Telegrafin.

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se qytetarët po heqin dorën nga shtetësia e Kosovës sepse shumë vende të Bashkimit Evropian, ku jetojnë ata nuk i lejojnë që t’i kenë dy shtetësi.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen MPB-së.

“Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i sajë  kanë fituar të drejtën e Fitimi të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende”.

Sipas të dhënave, në vit nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë më shumë se 5 mijë qytetarë.