Pas një kontrolli të rastësishëm të policisë në Burgun e Dubravës, janë gjetur substanca të llojit marihuanë. Sipas Policisë së Kosovës, marihuanën kanë gjetur në tulatet e burgut me masë rreth 1 gram.
Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.
“Është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, ka raportuar Policia.